Si mund të kërkoj për një produkt?

A.

Ju mund të kërkoni për një produkt duke përdorur kërkimin e shpejtë me fjalë kyçe që ju shkruani në fushën e tekstit. Këto fjalë kyçe mund të jenë:

Kodi produkti ose një pjesë e tij, në shqip me shkronja të mëdha ose të vogla.

Për shembull: ΑΡΤ200, ΑΡΤ, etj

Emri i produktit, ose një pjesë e tij, në shqip ose anglisht, me shkronja të mëdha ose të vogla.

Për shembull: BREA, bread MASTER etj

Kategorinë e produktit, ose pjesë të saj, në shqip ose anglisht, me shkronja të medha ose te vogla.

Për shembull: pajisje elektrike, PAJISJE etj

Fjalë kyçe të tjera në shqip anglisht, ose me shkronja të medha ose te vogla.

Për shembull: bukë, të bërë në shtëpi etj.

Ju mund të kërkoni ose në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze, por jo një kombinim i të dyjave. Në mënyrë që kerkimi të kthej rezultatet, ju  duhet të përdorni një minimum prej tre shkronjash. Ju gjithashtu mund të zgjidhni Kërkim i Avancuar për mundësi të mëtejshme kerkimi.

Së fundi, të gjitha produktet tona mund të gjenden në të paktën prej njërës nga kategoritë e produkteve në menu-shiritin e majtë. Duke zgjedhur kategorinë dhe nën-kategorinë, do të shfaqen të gjitha produktet e përafërta.

Për ndihmë të mëtejshme në gjetjen e një produkt ju lutem kontaktoni shërbimin e konsumatorëve në seksionin Na kontaktoni.

·A duhet të jem i regjistruar në mënyrë që të vendos një porosi?

A.

Ju nuk duhet të jeni një përdorues i regjistruar në mënyrë që të vendosni një porosi me anë të dyqanit elektronik.

Gjatë procesit të blerjes, do t’ju kerkohet të identifikoheni (në qoftë se ju jeni regjistruar tashmë) ose të fusni të dhënat e transportit. Nëse ju dëshironi, ju  mund të vendosni një fjalëkalim, dhe të dhënat tuaja do të ruhen për blerjet e ardhshme, ose ju mund të mos vendosni një fjalëkalim, kështu që në blerjet e ardhshme ju duhet të vendosni të dhënat tuaja edhe një herë.

Nëse ju zgjidhni të vendosni një fjalëkalim, ju krijoni një llogari dhe kjo ju jep akses në funksionet shtesë të dyqanit elektronik, të tilla si: të preferuarat, lajmërimet dhe historikun e porosive.

·Si mund të kontrolloj porosinë time?

A.

Në qoftë se jeni një përdorues i regjistruar, ju lutem identifikohuni me email-in tuaj dhe fjalëkalimin dhe shkoni në “Historiku i Porosive”. Atje, ju do të gjeni historikun e të gjitha porosive tuaja, dhe mund të shihni procesin e secilit prej tyre.

Nëse ju nuk jeni një përdorues i regjistruar, ju lutem shkoni te “Ndjekja e Porosive” dhe shkruani numrin e konfirmimit të porosisë tuaj, që ju e keni marrë me email. Ky funksion mund të përdoret në të njëjtën mënyrë nga përdoruesit e regjistruar.

 

Statuset e porosive janë si më poshtë:

1.Në pritje: Porosia juaj është vendosur dhe pret përpunimin

2.Në përpunim: Porosia juaj është duke u përpunuar

3.Dërguar: Porosia juaj është dërguar

4.Dërguar Pjesërisht: Vetëm një pjesë e porosisë tuaj është dërguar, për shkak të mungesës së përkohshme të një produkti. Pjesa tjetër e porosisë tuaj do të shpërndahet automatikisht, sapo të vihet në dispozicion, duke ndryshuar gjendjen e porosisë tuaj në “Dërguar”

5.Anulluar nga ShopTV: Porosia u anulua nga dyqani elekronik ShopTV

6.Anulluar nga klienti: Porosia është anuluar nga ana e klientit

7.Gati për tu marrë: Porosia juaj është e gati për tu marrë nga dyqani që ju keni zgjedhur

8.Vonesë në marrje: Afati 3 ditor për marrjen e porosisë tuaj nga dyqani ka skaduar.

Ju lutem kontaktoni dyqanin që ju keni zgjedhur për të saktësuar datën e re të marrjes.

·A mund të shoh produktet para se të porosis?

A.

Disponueshmëria e artikujve mund të ndryshojnë nga dyqani në dyqan, ndërsa sendet me treguesin ”VETEM NE INTERNET” nuk janë të disponueshme në dyqanet tona. Për më tepër, ofertat speciale me tregues “VETEM OFERTE NGA INTERNETI” nuk janë të disponueshme në dyqanet tona.

·Si mund të anulloj porosinë time?

A.

Për të anuluar një porosi që është dhënë me anë të një mjeti te cfardoshëm (telefon, internet etj) ju mund të na kontaktoni në linjën telefonike të shërbimit ndaj klientit ose përmes emailit. Veçanërisht për porostë e vendosura përmes dyqanit elektronik, ju mund të shihni dhe ti anuloni ato në Historikun e Porosive (në qoftë se jeni një përdorues i regjistruar) ose në Ndjekjen e Porosive (për të gjithë përdoruesit).

Për të të anuluar një porosi, vetëm të klikoni mbi butonin “Anullo” brënda porosisë. Ju mund të anuloni vetëm porositë me statuset “Në pritje” ose “Në përpunim“.

Artikuj 1 në 5 nga 13 total

Sa është kostoja e transportit?

A.

Kostoja e transportit varet nga pesha e blerjes tuaj, metoda e dërgesës dhe vendi i destinacionit. Kostoja e saktë e transportit dhe dorëzimit llogaritet automatikisht në shportën tuaj dhe ju do keni mundësine për të rishikuar parametrat e porosisë tuaj para se ta dërgoni atë.

·Unë nuk jetoj brënda vendit, a mund të blej nga dyqani online?

A.

Nëse ju jeni banor jashtë vendit, ju gjithësesi mund të porosisni nga dyqanet tona online. Mjafton që të mirëpërcaktoni adresën e marrësit.

·Ku mund të gjej udhëzimet e përdorimit për një produkt?

A.

Broshurat udhëzuese për produktet tona janë në dispozicion në formatin PDF dhe mund të gjenden në çdo faqe të përshkrimit të detajuar të produktit.

Për të parë skedarin, ju do të duhet të keni Acrobat Reader nga Adobe të instaluar në kompjuterin tuaj. Ju mund të shkarkoni këtë software falas në www.adobe.com .

·Si mund ti shikoj Videot?

A.

Videot e produktit janë në dispozicion përmes faqes së plotë të produktit dhe përmes kanalit tonë youtube http://www.youtube.com/user/shoptvalbania.

Për të parë videot, ju do të duhet të keni versionin më të fundit të Adobe Flash Player të instaluar në kompjuterin tuaj. Ju mund të shkarkoni këtë software falas në www.adobe.com .

Përdoruesit e i-Phone dhe i-Pad duhet të kenë aplikacionin Youtube të instaluar në mënyrë që të jenë në gjendje për të parë videot e produktit.

·Sa ditë nevojiten për dërgimin?

A.

Dërgesat brenda Shqipërisë:

Pakot dërgohen me korrier brenda Shqipërisë brenda 2 ditësh pune, ndërsa dergimi me postë merr rreth 10 ditë pune.

Si mund ta kthej një produkt?

A.

Për blerjet e bëra përmes internetit Shop TV, me telefon ose mail, ju mund të ktheheni produktet brenda 15 ditëve nga data e dërgimit dhe të kërkoni për një zëvendësim të produktit ose kthimin e parave tuaja. Në mënyrë që kthimi juaj të pranohet, produkti duhet të jetë në paketimin e tij origjinal në gjendje të mirë dhe produkti duhet të jetë i papërdorur. Produkti duhet të shoqërohet me Deklaratën e kompletuar të Tërheqjes dhe nëse është e mundur, faturën.

Në qoftë se janë plotësuar kushtet e mësipërme, Shop TV menjëherë do të zëvendësojë produktin në fjalë ose do ju kthejë ju paratë në përputhje me metodën e origjinale të pagesës. Në të dy rastet, tarifat e paketimit origjinal dhe dorëzimit, si dhe kostoja e kthimit të produktit nuk janë kthyeshme.

Ju lutem vini re se artikujt e higjenës dhe kujdesit personal, si dhe artikujt me bazë të marrëveshjes për të drejtat intelektuale të tilla si CD dhe videokaseta nuk janë të kthyeshme, përveç nëse paketimi origjinal i tyre i sigurisë ka mbetur i paprekur.

Përveç nëse rregulloret e mësipërme janë përmbushur në tërësinë e tyre, produkti juaj do të kthehet tek ju me postë të regjistruar dhe kompania nuk do të ketë më asnjë detyrim të mëtejshëm.