100%

Blerje e Sigurtë

Blerja në ShopTV është e sigurtë dhe ju do merrni pakon të mbyllur nga kompania jonë. Për çdo problem mund të na kontaktoni ne +355 22 747 66

Transporti

Në çdo qytet të Shqipërisë

Jua sjellim produktin në të gjitha qytetet e SHQIPËRISË dhe paguani vetëm në momentin që tërhiqni pakon!

 

Rreth nesh

SHOP TV.

E Pe…E ke!

Krijuar për të qenë lider në Treg

“Shop TV” është emri komercial i kompanisë “Commerce Corp”, themeluar në Mars të vitit 2011 me NIPT L11518009H. Kompania “Commerce Corp” Brenda nje periudhe te shpejte ka zene një pjesë të konsiderueshme të tregut të Shitblerjes në distancë. Ne partneritet me Kompanite me te medha në Europe “Commerce Corp” ka ofruar per tregun vendas cilësinë dhe garanci te produkteve me te mira.

Shqiptarët tashmë në cdo moment, nga shtepitë e tyre, mund të porosisin një gamë të gjerë produktesh nga gama e produkteve që “Shop TV” ofron nëpërmjet dyqaneve të saj virtual dhe fizik. Njesoj si të benin “shopping” në një Qendër Tregtare, duke ofruar per ju mundësinë qe produkti tju vij direkte ne shtëpinë tuaj.

Filozofia e kompanisë

Filozofia e kompanisë ka të bëjë me përmiresimin e vazhdueshëm për sa i përket marrëdhënies me Klientin.

Kjo nënkupton që Klienti është dhe duhet të ndihet i plotfuqishëm me shërbimin që ne i ofrojmë, kudo që ai ndodhet. Për herë të parë në Shqipëri, kompania “Commerce Corp” vendosi si standard për Klientet e saj mundësinë e kthimit të produkteve brenda një afati 15 ditor nga data e blerjes. Sot kjo praktike aplikohet vetëm në vendet e BE. Tashmë ka një servis të specializuar për çdo produkt në veçanti, si dhe është e vetmja kompani në këtë fushë që ofron atë që ne e quajmë “Garancia e Arte Shop TV”. Kjo e fundit i lejon Klientët të blejnë pa ndërmarrë asnjë risk. Përzgjedhja e produkteve bëhet në menyrë që, përvec se të përmbush nevojat e konsumatorëve, të jenë dhe të një cilësie të denjë për një shtetas Europian. Produktet kryesisht janë produkte të cilat janë testuar dhe tregtohen në vende të BE. Përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjisë do të krijojë mundësi të reja për Klientët tanë por dhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit që “Commerce Corp” ofron.

Një Klient i kënaqur është mundësia që ne të vazhdojmë të ecim para…

Angazhimet tona

Ne jemi të angazhuar për cilësinë e produkteve tona:  Të gjitha produktet tona përputhen plotësisht me dispozitat Europiane në lidhje me shitjen e mallrave, në bazë të kategorisë së tyre (mallrat elektrike, kozmetikë, etj). Për më tepër, produktet tona janë të mbuluara nga “Garancia e Artë e Shop TV“, e cila ofron një garanci sipas produktit dhe fletës shoqëruese deri në 50 vjet, si dhe të drejtën për kthimin e produkteve që nuk kënaqin konsumatorin.

Ne kërkojmë dhe marrim komentet tuaja parasysh: Ne duam për të dëgjuar se çfarë keni për të thënë, kështu që të gjitha dërgesat vijnë me një pyetësor të veçantë të vlerësimit, në lidhje me shërbimin e ofruar dhe produktet që ne ju dërgojmë. Informacioni dhe reagimet që marrim nëpërmjet këtij pyetësori ose me çdo mjet tjetër (e-mail, telefon, etj) regjistrohen, analizohen dhe, bazuar në këto, bëjmë përmirësime.

Ne jemi gjithmonë në dispozicionin tuaj: Qendra jonë e thirrjes vepron 7 ditë në javë, 12 orë në ditë për të marrë urdhra , 9:00-21:00, nga e Hëna në të Diel, në mënyrë që të sigurojë shërbimin ndaj klientit për çdo çështje që ka të bëjë me Ju. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni përmes emailit, dhe ne premtojmë të përgjigjemi ndaj email-it tuaj në të njëjtën ditë ose jo më vonë se ditën e ardhshme të biznesit apo te vizitoni dyqanet tona.

Ne jemi aty për të ofruar shërbimet pas shitjes: Ne kemi një departament të veçantë të Shërbimit përgjegjës për kontrollin dhe riparimin e produkteve edhe pasi skadon garancia juaj. Përveç kësaj, ne mbështesim produktet tona me pjesë këmbimi dhe furnizimet për sa kohë që këto janë në dispozicion përmes furnizuesit tanë, edhe në qoftë se ne nuk jemi më duke e shitur produktin.